𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚 𝐞 𝐕𝐄𝐓Ë𝐕𝐄𝐍𝐃𝐎𝐒𝐉𝐄!-𝐬 𝐧ë 𝐊𝐥𝐢𝐧ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐨𝐳𝐨𝐧 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝟏𝟎𝟎 -𝟏𝟓𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐯𝐞 𝐩ë𝐫 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐭 𝐞 𝐩𝐨𝐫𝐬𝐚𝐥𝐢𝐧𝐝𝐮𝐫

Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të shumë familjeve në Komunën e Klinës, dhe duke u bazuar në kompetencat ligjore, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë, përmes shefes së asamblistëve, Saranda Elezaj, ka kërkuar që në Kuvendin Komunal të Klinës të miratohet propozimi për shtesa financiare për fëmijët e porsalindur dhe për nënat lehona.

Ndihma përfshinë shumat 100 deri në 150 euro, dhe varësisht nga specifikat komunale mund të planifikohet në buxhetin e vitit të ardhshëm, ose gjatë rishikimit të buxhetit. Ky projekt aktualisht ka gjetur zbatim në disa Komuna të Kosovës, andaj ne besojmë se kjo duhet të vazhdojë edhe në Komunën tonë.

Ne konsiderojmë se implementimi i një projekti të tillë është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon jetën e qytetarëve të Klinës e veçanërisht gratë dhe fëmijët si dy nga kategoritë më të margjinalizuara në shoqërinë tonë.

25 Shtator, 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra Klinë