Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka dhënë detaje nga hulumtimet e deritanishme për gjetjen e varrezave masive dhe identifikimit të trupave.
Gërxhaliu për Kanal 10 ka thënë se ka pasur edhe rast kur një pjesë e trupit është gjetur në poligonin e gjuajtjes në Prizren, ndërsa pjesa tjetër në Vërmicë, gjë e cila ka ndodhur me qëllim të humbjes së gjurmëve.
“Një pjesë të trupit e kemi gjetur në poligonin e gjuajtjes në Prizren dhe pastaj pjesë tjetër në Vërmicë e pjesë të tjera në distanca prej 500 kilometrave”, ka thënë ai.
Ndryshe, të pagjeturit vazhdojnë të mbeten një temë e dhimbshme për familjarët e tyre edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, pasi ende nuk dihet për fatin e më shumë se 1600 personave të pagjetur, e për të cilët dyshohet të jenë fshehur në varreza masive në Serbi.