ZYRTARJA SERBE NË KLINË, KEQPËRDORË VETURËN E KOMUNËS

Jemi mësuar ti shohim veturat zyrtare vikendeve në rrugë, për punë private. Por, të shohësh një veturë zyrtare në oborrin e shtëpisë, në vikend, kjo ndodhë vetëm në Komunën e Klinës.shkrun Klina info

Aktivisti i VETËVENDOSJES!, Besnik Bytyqi, sot, ka reaguar ndaj kësaj dukurije duke bërë thirje për përgjegjësi.

Këto vetura janë blerë dhe mirëmbahen nga taksat e qytetarëve të Klinës dhe nuk janë pronë private. Deri tash, nuk kemi asnjë reagim të Kryetarit të Komunës, por një gjë është e kjartë, Zyrtarët e Komunës, kanë nevojë për reflektim./Klina.info