Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku pikëpyetja e madhe është nëse do të formohet Asociacioni apo jo.
Në lidhje me presionin që i është bërë Kosovës ka reaguar analisti i çështjeve për Ballkanin, Jakub Bielamowicz.
Bielamowiczi ka thënë se me letrën që Gjermania, Franca e Italia ia kanë dërguar Kurtit, i kanë bërë presion “brutal” për formimin e Asociacionit dhe sipas tij kjo nënkupton formimin e një “Republika Srpska 2.0” e që në këmbim ka një njohje de fakto, që ai e konsideron si “eventuale.
“Një letër nga Gjermania, Franca dhe Italia, që i kërkon Prishtinës t’i përkushtohet Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ‘plotësisht dhe pa kushte’ është një prelud i presionit brutal ndaj Kosovës për të rënë dakord për ndarjen e saj de fakto, përfshirë një Republika Srpska 2.0, në këmbim të njohjes ‘eventuale’”, shkroi ai në Twitter.
Por, këtij postimi i ka replikuar edhe kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme për Britaninë e Madhe, Alica Kearn, duke pyetur Gjermaninë, Francën e Italinë se pse po insistojnë për një territorialitet etnik në Kosovë.
“Pse Gjermania, Franca e Italia po kërkojnë ta rrënjosin një territorialitet etnik në Kosovë”, shkroi ajo në Twitter.
Why are @ABaerbock, @MinColonna and @Antonio_Tajani seeking to entrench ethno-territorialism in Kosovo? https://t.co/W5D4PqWLbV
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) February 26, 2023