Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçari polici nga Peja, Fatmir Krasniqi.
I ndjeri tashmë, Fatmir Krasniqi nga fshati Jabllanicë, ka qenë zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Pejës.
Ai ka vdekur në moshën 52-vjeçare, mëngjesin e sotëm (E Mërkurë) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Fatmir Krasniqi ishte infektuar me COVID-19 para më shumë se dy javësh, ndërsa ditëve të fundit gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.