Sipas disa zyrtarëve amerikanë, gjetjet fillestare sugjerojnë se raketa që goditi Poloninë ishte gjuajtur nga forcat ukrainase drejt një rakete ruse që po hynte.
Tre zyrtarë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se ukrainasit ishin përpjekur të mbroheshin kundër një sulmi rus që synonte infrastrukturën e tyre elektrike.
Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden kishte thënë se raketa që goditi Poloninë nuk kishte gjasa të ishte lëshuar nga Rusia, shkruan Sky News,