Zyrtare: Wojciech Szczesny është portieri i ri i Barcelonës

Wojciech Szczesny është rikthyer nga pensionimi dhe është bërë me skuadër të re.

Portieri polak ishte pensionuar nga futbolli javë më parë, derisa tani pas lëndimit të Marc Andre Ter Stegen ka bërë rikthim duke nënshkruar me Barcelonën.

Barcelona ka prezantuar Szczesnyn si përforcim për portën. Ky i fundit ishte tërhequr nga futbolli në verë, megjithatë katalanasit ia dolën ta kthejnë sërish.

Marrëveshja mes palëve është deri më 30 qershor të vitit 2025.

 

E gjitha ndodhi pas dëmtimit të Ter Stegen me portierin gjerman që mbylli sezonin dhe Barça nuk konsideronte asnjë tjetër si titullar.

Dhe pse Flik ka bërë të ditur që duhet të luftohet për vendin e titullarit, Szczesny pritet të jetë portieri i parë, pasi ky ishte dhe një nga kushtet kryesore të portierit polak për t’u rikthyer në futboll. /Telegrafi/