Shkodran Mustafi do të largohet nga Schalke 04 në fund të këtij sezoni.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra gjermane përmes rrjeteve sociale,
ℹ️ Personal-Update: Zehn Spieler und drei Staff-Mitglieder verlassen nach der Saison die #S04-Lizenzabteilung ⤵️
— FC Schalke 04 (@s04) May 20, 2021
“Kontrata me Shkodran Mustafin do të skadojë”, thuhet në njoftimin e Schalkes.
Përveç mbrojtësit shqiptar, nga klubi gjerman që ka rënë tashmë në Bundesliga 2 do të largohen edhe 9 lojtarë tjerë.