Sezoni 2020/2021 në Serie A, do të nisë më 19 shtator me ndeshjen Fiorentina – Torino, që luhet nga ora 18:00.
Fillimi i sezonit në këtë kampionat do të nisë pa praninë e tifozëve, por pas disa xhirove mund të kemi rikthimin e tyre nëpër stadiume.
Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, ka konfirmuar se sezoni i ri në Serie A, do të jetë më pesë zëvendësime.
Aplikimi i pesë zëvendësimeve në Serie A, ishte përdorur në fundin e kampionatit 2019/2020, pas rikthimit të futbollit pas pandemisë i cili rezultoi i suksesshëm.
FIFA i ka thënë leje italianëve që të vazhdohet me këtë rregull edhe për sezonin e ri, për shkak të situatës jo të zakonshme që po vazhdon ta prekë futbollin.
“Lega Serie A ka kërkuar që në sezonin 2020-21 të jenë pesë zëvendësime. Mund të konfirmoj se do të jenë pesë zëvendësime që nga fillimi i sezonit”, ka thënë Gravina, njofton Football- Italia.