Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ai i Kuvendit Komunal, Fadil Gashi dhe kryetari i Degës së VV-së, Xhafer Berisha, sot kanë kujtuar dhe nderuar dëshmorët e kombit që u ranë më 27,28 dhe 29 janar të vitit 1999.
Duke u kujtuar kështu sakrifikica dhe flijimi e tre të rënëve në altarin e lirisë, Ilir Merturi, Vesel Avdyli dha Naim Gashi.
Homazhet nisën nga parku i Klinës që mbanë edhe emrin e dëshmorit “Ilir Merturi” dhe vazhdon deri tek varrezat e Dëshmorëve në Klinë.
Gjaku i tyre është liria jonë, janë këto fjalët u thanë në këtë datë përkujtimi.