Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Muhamet Hyseni është transferuar në Danimarkë te skuadra e AC Horsens.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Llapit dhe skuadra daneze përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline
Hyseni ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me ekipin nga Danimarka.
23-vjeçari Muhamet Hyseni ndryshon me efekt të menjëhershëm dhe drejtori sportiv Esben Hansen është i kënaqur që AC Horsens do të përfitojë nga cilësitë e tij.
“Muhamet Hyseni ka dëshmuar se mund të shënojë gola në formacionin më të mirë të Kosovës, po ashtu ka potencial të jetë fitim për ne, por së pari duhet të ketë kohë të mësohet me kushtet në AC Horsens”, thotë Esben Hansen.
Thuhet se shifra e këtij transferimi është 650 mijë euro, që është më e larta për një futbollist nga Superliga e Kosovës./