Pas përfundimit të stinorit vjeshtor në elitën e futbollit kosovar, shumë klube kanë filluar ti bëjnë ndryshimet e para, shkruan Gazeta inFokus.
Kësisoj klubi i Dukagjinit që vjeshtën e mbylli në pozitën e fundit me vetëm 8-të pikë ka filluar ti largojë disa nga lojtarët që i transferoi gjashtë verës.
Pas portierit Flamur Neziri, futbollistëve Denis Haliti dhe Leotrim Beqiri sot nga klubi i Dukagjinit është larguar edhe Husein Demiri.
Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj.
“Sot janë takuar drejtori i klubit, Fabian Veseli dhe futbollisti Husein Demiri. Pas këtij takimi me marrëveshje të dyanshëm është shkëputur kontrata e lojtarit. Ai është lenë i lirë nga klubi” tha tekniku klinas./Gazeta inFokus/.