Sfida e madhe e boksit në kategorinë e peshave të rënda në mes anglezit Anthony Joshua dhe bullgarit Kubrat Pulev do të zhvillohet me praninë e tifozëv.
Mediet në Angli kanë raportuar se autoritetet lokale kanë lejuar që tifozët të jenë të pranishëm në rast se ndjekin rregullat e caktuara ndaj pandemisë COVID-19.
Në këtë përballje do të lejohen 1 mijë tifozë teksa sfida do të zhvillohet në “SSE Arena”.
Ky meç ishte paralajmëruar që të zhvillohej kanë pasur plan të përballen në qershor, por ndeshja është shtyrë shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Joshua do provojë të mbrojë titujt si IBF, WBA, WBO dhe IBO kundër Pulev me 12 dhjetor.