Trajneri, Dejan Vukicevic dhe FC Feronikeli kanë ndërprerë bashkëpunimin, transmeton AktivPress.
Pas një bisede të trajnerit, Vukicevic dhe Presidentit të klubit, Naser Ramaj, që të dy janë dakorduar që të ndërpritet bashkëpunimi, që do të thotë se Vukicevic nuk do të jetë më trajner i FC Feronikelit.
“Është e dukshme që klubi po kalon në një fazë jo të mirë dhe se ndryshimet ishin të nevojshme, prandaj edhe erdhi deri te kjo ndërprerje e bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e klubit Feronikeli.
Sidoqoftë, FC Feronikeli falënderon trajnerin,Vukicevic, për punën dhe profesionalizmin e treguar deri në ditën e tij të fundit si trajner i klubit.
FC Feronikeli paralajmëron se do të njoftojë me kohë për pasuesin e trajnerit, Vukicevic