KF Dukagjini ka njoftuar se pas një bashkëpunimi katër vjeçar me kryetrajerin Armend Dalku dhe stafin e tij, i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.
KF Dukagjini ka falënderuar trajnerët për punën që është bërë gjatë këtyre viteve dhe ju ka uruar shumë suksese dhe poashtu shëndet të plotë.
“Dallku u zyrtarizua te skuadra e Dukagjinit më 08.10.2020 dhe menjëherë pas 3 ditësh ishte në detyrën e tij duke udhëhequr ekipin ndaj KF Onix. Që atëherë e deri më tash tregoj që puna dhe besimi janë ato që duhet ti vëjmë para vetes para çdo sezoni”, thuhet ndër të tjera në postimin e KF Dukagjinit.