Real Madridi ka njoftuar se sulmuesi francez Karim Benzema do të largohet në fund të stinorit.
Klubi madrilen ka falënderuar Benzeman për kontributin, ndërsa e ka quajtur atë një prej legjendave më të mëdha që ka veshur fanellën e klubit mbretëror.
“Real Madridi dhe kapiteni ynë Karim Benzema janë pajtuar t’i japin fund kohës së shkëlqyer edhe të paharrueshme të lojtarit në klub. Real Madridi dëshiron të shprehë falënderimin dhe afeksionin ndaj lojtarit që është një nga legjendat më të mëdha”, është thënë nga klubi madrilen.
Benzema iu bashkua Real Madridit në vitin 2009 në moshën 21-vjeçare. Ai u bë lojtar vendimtar te klubi madrilen.
Ai ka fituar 25 tituj me fanellën e Realit, përfshirë 5 herë Ligën e Kampionëve, 5 herë Botërorin e klubeve, 4 herë Superkupën e Evropës, 4 herë La Ligan, 3 herë Kupën e Spanjës e 4 herë Superkupën e Spanjës.
Benzema është i dyti në listën e shënuesve më të mirë të Realit me 353 gola.
Të martën, Reali ka njoftuar se do të mbajë një ceremoni përshëndetëse për Benzeman.
Nga Reali është konfirmuar se do të largohen edhe Marco Asensio, Eden Hazard e Mariano.