Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për de-përshkallëzimin e situatës mes të dyja vendeve,
“Ne kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar ai në Twitter.