Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj ka fituar çmimin e më të mirit brenda klubit për muajin dhjetor.
Klubi i Dritës e shpall çdo muaj futbollistin më të mirë të ekipit, me ndihmën e tifozëve, të cilët votojnë,
Për muajin dhjetor, Manaj ka fituar epitetin e më të mirit tek klubi lider i Superligës së Kosovës.
Ja postimi:
“ARB MANAJ është shpallur lojtari i muajit dhjetor.
Arbi ka marr shumicen e votave të tifozëve tanë dhe është i preferuari i muajit DHJETOR.
Faleminderit tifozëve tanë Intelektualëve dhe gjithë futbolldashësve për pjesmarrjen në votim”, ka njoftuar klubi./