Lulëzim Thaçi, inxhinier i gjeologjisë dhe ish-anëtar i i bordit menaxhues në “Boksitet e Kosovës”, për Klina Info ka treguar se sot zyra rajonale në Pejë, ka marrë gjithë dokumentacionin profesional dhe arkivën e ndërmarrjes.
“Shprehim indinjatën që të paktën zyra rajonale s’kanë lënë asnjë dëshmi për material valid dhe që është dokumentacion primar për punëtorët e ndërmarrjes.
Neve pa na lajmëru, nuk e di nëse është njoftu përfaqësuesi i ndërmarrjes, neve s’na ka lajmëru madje s’kanë lënë asnjë gjurmë.
Jemi të brengosur që ai material mund të zhduket çdo gjurmë rreth stazhit që e kemi rujë ndër vite. Unë bëj kërkese dhe lutje tek AKP dhe organet kompetente që të mërren me rastin”, ka thënë ndër të tjera Thaçi./Klina.info/