Zvicra do të zbut masat për kosovarët që dëshirojnë të shkojnë atje.
Sipas vendimit të fundit, Kosova nuk do të konsiderohet më si një vend me rrezik të lartë të përhapjes së Covid-19 në Zvicër.
Ky vendim hyn në fuqi nga data 19 korrik 2021, njofton Indeksonline.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë njofton se rregullat e hyrjes do të vazhdojnë të jenë në zbatim përsëri.
Nëse udhëtimi juaj në Zvicër është tranzit përmes një vendi tjetër të huaj, udhëtarët janë përgjegjës për verifikimin e kufizimeve të udhëtimit të atij vendi.
Në varësi të llojit të udhëtimit, ju duhet të plotësoni një formular hyrjeje, të tregoni prova të një testi negativ ose të bëni karantinë.