Zvicra nuk kërkon teste për shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë, mund të lëvizin lirshëm

Siç dihet, kushdo që hyn në Zvicër dhe ka ardhur nga një zonë e rrezikshme për COVID-19, duhet të qëndrojë në karantinë për dhjetë ditë.

Kjo aktualisht vlen për shumicën e shteteve të Ballkanit. Shtetasit e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë edhe më tej mund të udhëtojnë pa problem në Zvicër.

Duhet theksuar se personat që udhëtojnë nga këto vende në Zvicër nuk kanë nevojë të kenë teste negative dhe nuk do të futen në karantinë, transmeton albinfo.ch, përcjell Gazeta Sinjali.

Nga ana tjetër, Mali i Zi është vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor që është në listën e vendeve të rrezikuara, që do të thotë se shtetasit e Malit të Zi, apo personat që udhëtojnë në Mal të Zi, me të kthyer në Zvicër duhet të futen në karantinë 10-ditore.

Testi nuk i shpëton nga karantinimi.

Në vazhdim e keni listën e vendeve dhe rajoneve që në Zvicër konsiderohen si të rrezikuara. Shtetasit e këtyre vendeve apo rajoneve duhet të futen në karantinim të obligueshëm 10 ditor.

Sachsen

Thüringen

Francë

Rajoni: Provence-Alpes-Côte d’Azur

Itali, rajonet:

Emilia Romagna

Friaul-Julisch Venetien

Venetien

Austri, rajoni:

Salzburg

Vendet:

Andora

Brazili

Estonia

Irlanda

Izraeli

Letonia

Libani

Litaunia

Malta

Monako

Mali i Zi

Holanda

Panamaja

Portugalia

San Marino

Suedia

Sllovakia

Slovenia

Spanja

Çekia

Afrika e Jugut

Britania e Madhe

SHBA

Qipro