Qeveria zvicerane ka parashikuar që të hapë më 11 maj restorantet, ndërkohë që shumë aktivitete u pezulluan për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Presidentja Federale, Simonetta Sommaruga ka bërë përpjekje së bashku me përfaqësuesit e turizmit se si të gjendet një zgjidhje për pushimet verore në Zvicër. Këshilli Federal tashmë është duke kërkuar të bëjë një hapje promovuese të restoranteve.
“Të hulumtojmë së bashku dhe të skicojmë se si mund të duken pushimet verore në Zvicër – pa rrezikuar mbrojtjen e shëndetit që është ende e nevojshme”, tha kryetarja e Federatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga në takimin ku ishin dhe dy ministra të tjerë, Guy Parmelin dhe Alain Berset.
Këshilli Federal po shqyrton pra mundësinë që më 11 maj të bëhen lehtësimet e para dhe në sektorin e hotelierisë. “Ne po shqyrtojmë me degët përkatëse se çfarë është e mundur të bëhet” ka thënë ajo, duke menduar për një “hapje graduale” të skenës së gastronomisë