Pas Republikës Çeke që përcaktoi një datë për fillimin e kampionatit dhe Superliga zvicerane duket se po shkon drejt hapjes, pas pezullimit për shkak të Koronavirusit në fund të muajit shkurt. Drejtuesit e futbollit zviceran bënë të ditur se po mendohen që të rinisin kampionatin me datë 8 qershor, me takimet që sigurisht do të luhen pa tifozë.
Një vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje do të merret me datë 27 maj nga ana e qeverisë vendase, e cila pak ditë më parë lajmëroi dhe rikthimin e nxënësve në bankat e shkollave. Sipas deklaratës së dhënë nga ana e këshillit federal zviceran ekipet mund të nisin stërvitjet që me datë 11 maj me perspektivën që të luajnë takimet e mbetura të kampionatit me dyer të mbyllura brenda 4 javësh.
Gjithsesi vendimi zyrtar do të deklarohet në fundin e muajit maj me qeverinë që do të monitorojë situatën në shtetin helvet. Aktualisht në Zvicër nuk lejohen grumbullimet me të tepër se 1000 persona.
Superliga zvicerane u ndërpre në fund të muajit shkurt dhe deri në përfundimin e sezonit janë ende dhe 13 javë për t’u luajtur