Një 28-vjeçar nga Kosova është therur për vdekje.
Rasti tragjik ka ndodhur të dielën në Zvicër, në Biere në kantonin e Vaud-it.
Siç raporton gazeta Blick, lidhur me rastin është arrestuar një 55-vjeçar po ashtu nga Kosova,
Policia ishte lajmëruar nga një dëshmitar përmes telefonit se rreth orës 18:00 kishte hasur në një person i cili ishte shtrirë në rrugë dhe kishte humbur sasi të madhe të gjakut.
28-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë i njëjti ishte goditur me thikë në zonën e gjoksit.
Thuhet se ai dhe i dyshuari njiheshin mes vete.
Nuk dihen rrethanat se si erdhi deri tek ngjarja tragjike,