Mungesa e personelit mjekësor të kualifikuar çon në pritje të gjata për pacientët, me një vonesë deri në një muaj nga referimi deri në fillimin e trajtimit. Hulumtimet e FMH tregojnë se shumica e mjekëve spitalorë dhe ambulatorë kanë vërejtur një rritje të kohës së pritjes, ndërkohë që është e vështirë të gjesh mjekë të rinj familjarë apo specialistë.
Mungesa e personelit mjekësor të kualifikuar po rrit kohën e pritjes për pacientët: gati tre të katërtat e mjekëve e kanë vërejtur këtë prirje gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Sipas një artikulli të botuar në Buletinin Mjekësor të Zvicrës, 62% e mjekëve spitalorë të specializuar në kujdesin akut dhe 75% e psikiatërve spitalorë kanë bërë të njëjtin vëzhgim, transmeton albinfo.ch.
Më konkretisht, 30% e të parëve dhe 46% e këtyre të fundit deklaruan se mesatarisht kalon më shumë se një muaj nga transferimi i pacientit deri në fillimin e trajtimit
Nga ana tjetër, 58% e mjekëve që punonin në një ordinancë ishin në gjendje të propozonin një takim maksimumi brenda një jave; një e pesta e pacientëve iu desh të prisnin më shumë se një muaj.
Në sektorin ambulator, pesha e mjekëve që shënuan rritje të kohës së pritjes është 72%. Nga ana tjetër, është shumë e vështirë të gjesh një mjek të ri familjar ose specialist: 41% e tyre deklaruan se nuk pranojnë pacientë të rinj. Sondazhi, i kryer nga instituti gfs.bern në emër të Federatës Mjekësore Zvicerane (FMH), përfshiu 1,324 mjekë spitalorë dhe 383 mjekë ambulatorë