Zvicër: Gjykata nuk i beson dashurisë së 70 vjeçares me 35 vjeçarin nga Kosova

Gjykata në Aargau nuk i ka besuar deklaratës
së dashurisë në mes të një 70 vjeçareje dhe
një 35 vjeçari nga Kosova.

Kjo pasi që leje qëndrimi në Zvicër lakmohet
nga shumë të huaj dhe lidhin martesa të
rreme.

Prandaj, dyshohet që edhe kosovari kishte
hyrë në lidhje të rreme për të siguruar leje
qëndrimin.

Lidhur me rastin edhe gazeta “Aargauer
Zeitung” i ka kushtuar një artikull kësaj
ngjarje me titullin: “(Schatzi) Zemër, cili
është problemi?”.

Në vitin 2018-të ata ishin martuar në Kosovë
dhe gruaja pasi ishte kthyer në Zvicër kishte
paraqitur kërkesën për bashkim familjar.
Por, gjykata kishte dyshuar se bëhet fjalë për
një martesë fiktive dhe ishte refuzuar
ankesa.

Ata bën ankesë në Gjykatën Administrative.

Hetuesit kishin siguruar bisedat mes çiftit
dhe kishin ardhur në përfundim se kosovari
nuk donte lidhje serioze por se kishte qëllime
të tjera.
Faktet treguan se të dy ishin njohur në
Facebook dhe se nuk ishin takuar deri në
ditën e dasmës.
e
Edhe pse kishte vizën që do t’i lejonte të
qëndronte në Zvicër për 90 ditë, vizitat e tij
ishin të kufizuara në disa ditë.
e
Mësohet se i riu e ka kaluar pothuajse të
gjithë kohën në dhomën e tij.
Regjistrat e bisedave tregojnë se gruaja i ka
kërkuar disa herë të riut kosovar që të dilte
nga dhoma e tij.

70-vjeçarja e kundërshton kategorikisht
faktin se ata ishin martuar vetëm për “letra”.
“Nëse burri im ishte i interesuar vetëm për
letrat, mund të kishte kërkuar dhe gjetur
ndonjë tjetër prej kohësh”.
Ajo nuk pajtohet me vendimin e gjyqit.
Gruaja po mendon ta çojë çështjen në
gjykatën federale.
Share
III
<