Policia Kantonale e Zurichut të premtën e kaluar i ka arrestuar tre gra shqiptare.
Gjatë arrestimit të tyre janë kapur 11 kilogramë heroinë dhe sasi të vogla të kokainës dhe marihuanës.
Ngjarja ndodhi në qytetin Embrach.
Bëhet fjalë për një 65 vjeçare nga Kosova, që dyshohet se merrej me tregtimin e drogës.
Gjatë bastisjes së banesës aty u gjetën dhe u arrestuan edhe dy gra shqiptare, shkruan ZH.Ch
Një 27 vjeçare shqiptare e cila qëndronte ilegalisht në Zvicër si dhe një 23 vjeçare po ashtu shqiptare me banim në Embrach, të cilët u arrestuan nën dyshimin për abuzimin kundër ligjit me narkotikët.
Me rastin e tre grave shqiptare të arrestuar për drogë tani po merret Prokuroria e Winterthur/Underland.