Asnjë qytetarë nuk ka votuar ende në komunën e Zveçanit, ku parashihen rreth katër mijë e 24 votues me të drejtë vote të cilët deri më tani nuk e kanë shfrytëzuar atë.
Materiali raportohet se ka arritur në kohë, por që komisionerët e vëzhguesit janë ende në pritje të votuesve.
Ndryshe deri më tani edhe në Soqanicë të Leposaviqit nuk ka votuar asnjë qytetarë.
Rreth dy mijë e 800 qytetarë kanë të drejtë vote në këtë pjesë por asnjë prej tyre nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.
Në këtë fshat pas rreth gjysmë ore pritet të arrijë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të parë mbarëvajtjen e procesit deri më tani dhe është paraparë që pas vizitës së tij të bëjë një deklarim për media.