LDK po tregon mobilizim në prag të zgjedhjeve të 14 Shkurtit.
Dega e kësaj partie në Klinë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kandidatët për deputet në këtë komunë, Fadil Gashi dhe Dr. Filloreta Berisha u mirëpritën në nëndegën në Zllakuqan.
Ky është njoftimi:
Takimin e hapi kryetari i kësaj nëndege Ndrec Zefaj.
Z. Fadil Gashi dhe dr. Filloreta Berisha morën besimin e qytetarëve në Zllakuqan pas prezantimit të programit të LDK-së në këtë nëndegë.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kandidatët Anton Berisha dhe akademik Frashër Demaj, si dhe ish kryetari i degës së LDK-së në Klinë Prenkë Gjetaj dhe nënkryetari i komunës dhe degës së LDK-së në Klinë Besim Hoti.
Voto LDK 132 ☑
Voto Fadil Gashi 49☑
Voto Filloreta Berisha 45☑
Shteti. Shtet.