Dy zyre brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Intervenimi i ekipit të Zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm dhe fatmirësisht është lokalizua zjarri.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu, zyra e të cilit dyshohet se është djegur në IML.
Në një foto që ka publikuar REL, shihet Gërxhaliu mjaft i shqetësuar.
Ai ka kapur kokën me duar.
Ndryshe, Insajderi ka kontaktuar udhëheqësin e zjarrfikësve, Mal Gashi i cili ka konfirmuar se është shuar zjarri.
Sipas informative të tij, në zyre ka pasur dokumente e letra të ndryshme.
“Informatën e kemi marr 2 min ne 8. Ne zyrë janë djegur letra e dokumente. Ekipet kanë shkuar shumë shpejt dhe kanë arrit me lokalizu zjarrin:”.