Zjarri në ETC, Elezaj: Bashkëndjejmë me pronarin, por fatmirësisht që s’ka humbje jete

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, pas djegies së objektit të ETC-së, është shprehur se bashkëndjejnë me pronarin e kompanisë dhe se me rëndësi është që nuk ka të lënduar.

Elezaj i ka falënderuar zjarrfikësit për angazhimin dhe parandalimin e zjarrit, pasi ka thënë se ka mundur të eskalojë.

Për të ndihmuar kompaninë në fjalë, kryetari Elezaj tha se komuna në këtë rast është e pafuqishme.

Një zjarrfikës është lënduar gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në objektin e ETC-së në Klinë, i cili në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësi i lënduar ka marrë ndihmë mjekësore. Si pasojë e zjarrit, nuk është raportuar për ndonjë punëtor të lënduar./