Sot në orën e pasdites disa nga banorët e fshatit Gremnik, saktësisht ata të Lagjes Thaqi kanë përjetuar frikë e ankth nga zjarri që po përhapej në afërsi të tyre.
Ata kanë thënë për Klina.info se kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit, por që sipas tyre ata nuk ndërmorrën asgjë.
“Intervenimi i ekipës së zjarrfikësi erdhi atëherë kur zjarri ish vetëm 100 metra larg shtëpive të banimit.”, kanë thënë ata.
Tutje banorët thonë se vazhdojnë të jenë në panik se zjarri mund të rindezet për shkak të motit dhe erërave, por sepse ka edhe shkëndija të vogla.
Ani pse zjarrfikësit kanë thënë se nuk ka vend për panik.