Disa pjesë të komunës së Klinës sot janë përfshirë nga zjarri, me ç’rast janë shkaktuar edhe dëme,
Si pasojë e zjarrit, fshatrat si Drenoci, Poterqa, Dugujeva dhe Bokshiqi janë pa energji elektrike.
KEDS-i njofton se nuk dihen shkaqet që kanë çuar në ndezjen e këtij zjarri i cili ka shkaktuar edhe panik te banorët.
Ekipet e KEDS gjinden në vendngjarje, duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve tu kthehet energjia elektrike.
“Lusim të gjithë të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, pasi ato po bëjnë dëme të mëdha edhe ne asetet elektroenergjetike, duke ndikuar direkt në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.