Skuadra e Lille arriti ta mposhte Real Madridin mbrëmë në UEFA Champions League me rezultatin minimal 1:0.
Edon Zhegrova, ylli i Kombëtares së Kosovës ishte “lojtari i ndeshjes” dhe u kurorëzua me trofeun që i ndahet futbollistit më të mirë në fundin e ndeshjes nga UEFA.
Pasi mori këtë çmim, Zhegrova tha disa fjalë: “Përshëndetje të gjithëve, kjo është një ditë historike për ne, jam shumë krenar për ekipin gjithashtu shumë i lumtur për fitoren, dua t’i falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen”.