Futbollisti Edon Zhegrova, po kalon një formë fantastike tek ekipi francez, Lille.
Në ndeshjen e fundit kundër Clermont ku luan kosovari tjetër, Elbasan Rashani, arriti që të shënoi gol dhe të asistoi.
Me këtë rast, Zhegrova është në mesin e 11-të futbollistëve të javës në Francë.
Anësori la jashtë 11-shes emra të njohur të Ligue 1.
Deri më tani 24-vjeçari, këtë edicion ka arritur që të shënojë tetë gola dhe të bëjë tetë asistime në të gjitha garat për Lille.