Është zhdukur profesori nga Prizreni, Gani Rudaj.
Ai ka humbur kontaktet me familjen që nga 27 gushti 2024.
Për herë të fundit, profesori Rudaj është parë në QKUK në Prishtinë.
Rasti është raportuar në polici.
Familja kërkon ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Nëse keni ndonjë informacion, ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit: 049 648 893 dhe 045 225 639. Po ashtu, mund të informoni Policinë e Kosovës.