Policia e Kosovës, ka njoftuar se të premtën është raportuar së një femër me aftësi të kufizuara mentale ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti është nën hetime.
“Fsh. Zllakuqan, Klinë. 14.09.2023 – 11:00. Raportohet se viktima femër kosovare (me aftësi të kufizuar mentale) ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./