Një grua në Gjakovë ka raportuar në polici vajzën e saj të zhdukur dje.
Sipas viktimës, vajza e saj është zhdukur që nga 2 shkurti, rreth orës 21:00, kur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ajo ka raportuar në polici se vajzën e saj e kanë kërkuar tek familjarët por e njëjta nuk është gjetur.
Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.