Policia e Kosovës ka njoftuar se të premtën është raportuar një person i humbur në Pejë.
Sipas policisë, një person ka njoftuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Rasti është nën hetime.
“Lagjja Tophane, Pejë 23.08.2024 – 13:30. Një mashkull kosovar, ka njoftuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.