Natën e dytë të Vitit të Ri, Egzona nga Podujeva e priti te familja e babait.
Por mëngjesi i 2 janarit atë nuk e gjeti në shtëpi.
Diku pas orës 01:00 të mesnatës, ajo doli nga shtëpia dhe shkoi me një person, për të cilin familjarët e saj nuk janë në dijeni se kush është dhe ku mund të ketë shkuar.
Atë natë 31-vjeçarja, në shtëpinë e vëllait, i la katër fëmijët e saj.
Vëllai i saj, Albion Imeri, ka vetëm një kërkesë për të motrën.
“Kemi nejtë deri ka ora 1:30 bashkë, pastaj jemi shpërnda nëpër dhoma, unë kur e kam marrë vesh ka qenë mëngjes që nuk është në shpi. Përmes kamerave unë e kam zbulu në sa ora ka dalë prej shpije”.
Rasti është duke u hetuar nga policia.