Sahadete Haxhija, 36-vjeçare, është raportuar e zhdukur nga familja e saj.
Bashkëshorti i saj ka deklaruar në Polici se 36-vjeçarja ka dalë nga shtëpia në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 dhe nuk është kthyer më.
Që nga ajo kohë askush nga familja nuk ka asnjë informacion për fatin dhe gjendjen shëndetësore të saj.