Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën një fëmijë është zhdukur në Raushiq të Pejës.
Sipas policisë, nëna ka raportuar kur është zgjuar në mëngjes ka vërejtur se djali i saj i mitur nuk ishte në dhomën e gjumit.
Policia nis hetimet.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se kur është zgjuar në mëngjes ka vërejtur se djali i saj i mitur nuk ishte në dhomën e gjumit dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./