Një rast aspak i zakonshëm është raportuar të ketë ndodhur në rajonin e Pejës.
Dy ankuese femra kosovare, kanë raportuar se motra e tyre është larguar nga shtëpia, dhe deri sa ishin duke raportuar rastin viktima, kishte telefonuar motrën nga një numër telefoni i huaj duke thënë se është martuar.
Por pak minuta më pas, e njëjta ka dërguar një SMS me zë ku ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër, sepse i dyshuari kishte kërkuar para nga viktima.
Rasti është duke u hetuar, derisa nuk ka me shumë informacione nga viktima e rastit.