Një e mitur është raportuar e zhdukur të hënën në Klinë.
Sipas policisë, familja nuk di gjë për fatin e saj që nga e shtuna.
“Ankuesja femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë, ka njoftuar policinë se motra e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia ku jeton dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet.