Një 14-vjeçare është zhdukur në Pejë.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar babai i saj, që është shtetas i Shqipërisë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit”. Babai i saj thotë se ajo më 3 janar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sinjali ka kontaktuar zyrtarë të Policisë në Pejë, të cilët pasi e kanë konfirmuar rastin kanë thënë se sapo të kenë informacione shtesë do të njoftojnë.
“Sipas babait të saj, vajzën e kanë kërkuar në disa lokacione ku kanë dyshuar se mund të gjendet mirëpo nuk e kanë gjetur”, njofton Policia derisa shton se rasti është nën hetime