Një mërgimtar nga Zvicra raportohet se është zhdukur të dielën, pasi ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.
“ANP Adem Jashari 18.06.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi mashkull kosovar me vendbanim në Zvicër më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP ‘Adem Jashari’ dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin policor.
Rasti është në procedurë hetimore.