Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre,
Ndihmë kanë kërkuar edhe familjarët e 14-vjeçares, Jana Gjugjaj, nga Prizreni, e cila ka humbur kontaktet me familjen që nga e marta.
Të njëjtit i thanë Sinjalit se që nga pasditja e 16 janarit, nuk dinë gjë për vendndodhjen e vajzës së tyre.
Ata kanë pohuar se rastin e kanë raportuar edhe në organet e rendit, ditën e njëjtë që e mitura u largua pa gjurmë.
Me shpresë që ajo do të gjendet shëndosh e mirë, kanë dhënë detaje edhe për veshjen që kishte vajza atë ditë, si dhe kanë dhënë leje që të publikohet fotografia me portretin e saj.
“Vajza diten qe eshte zhduke ka pas veshë duks ngjyre portokallt, fermerk moms jeans e hapur, patika NIKE bardh e zi”, thanë familjarët për Sinjalin, teksa bëjnë thirrje që kushdo që mund të ketë informacione, të lajmërojnë Policinë.