Dy raste të personave të zhdukur janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Në Gjilan është raportuar i zhdukur një burrë. Ankuesja ka raportuar në Polici se viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia raporton se janë ndërmarrë veprime hetimore.
Edhe në Gjakovë është zhdukur një person. Ankuesja ka raportuar se viktima mashkull ka dalë nga shtëpia dhe se nuk e di asgjë për vendndodhjen e tij. Edhe ky rast është në procedurë të hetimeve nga Policia.