Dy motra janë zhdukur që nga 15 nëntori në Pejë dhe ende nuk dihet për vendodhjen e tyre,
Rastin në Polici e ka raportuar motra e dy femrave të zhdukura, e cila ka thënë se që nga largimi i tyre nga shtëpia, nuk dihet ende se ku gjenden ato.
Në Policinë e Kosovës në vazhdimësi po rriten rastet e raportimit të zhdukjes, derisa grupe vullnetarësh e persona të tjerë po mobilizohen në vazhdimësi për t’i gjetur këta persona.