Fenomeni i zhdukjes, veçmas i femrave, vazhdon të jetë shqetësues.
Dy raste janë raportuar nga Policia e Kosovës, derisa një rast ka ndodhur në Gjilan e tjetri në Mitrovicë.
Të dyja femrat kishin dalë nga shtëpia me datë 8 të këtij muaji dhe nuk dihet për fatin e tyre.
“Rr. Fehmi Agani, Gjilan 04.01.2020-NN. Me 08.01.2020 një femër K/Ashkali, ka raportuar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.
Mitrovicë 05.01.2020. 23:59. Me datën 08.01.2020 ankuesi mashkull /K Shqiptar raporton se mbesa e tij viktima femër K /Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.